Rreth Teka-s

E themeluar në vitin 1924, Teka është shoqëri multinacionale me origjinë gjermane që merret me prodhimin dhe tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake për kuzhinë dhe tualete, produkte porcelani dhe enë industriale.

Pervec se është e vleresuar në Europë për prodhimin e pajisjeve elektroshtëpiake, vecanërisht për furrat, enët e gatimit, njësive të aspiratorëve dhe lavapjatave, ajo gjithashtu zë vendet e para për prodhimin e bucelave të birrës.

Kompania gëzon 25 fabrika që janë të shpërndara nëpër tre kontinente gjë që mundëson tregtimin e produkteve të saj në më shumë se 110 vende duke i sherbyer kështu me shumë se 100 milion konsumatorëve në të gjithe botën.

Teka ka në dispozicion të saj një platforme të fuqishme logjistike me qendra shpërndarjeje në Europë, Azi dhe Amerikë.
Gjatë gjithë rrugëtimit të saj, grupi industrial ka investuar në mënyrë të vazhdueshme R&D&I, duke i mundësuar asaj prodhimin e produkteve të teknologjisë më të përparuar që parashikon nevojat e konsumatorëve.

Vlen të përmenden furrat e saj Hydroclean të pajisura me sistemin e pastrimit që funksionon vetëm me një gotë ujë; TekaFlex® flexible induction që rrit deri në 30% hapësirën plotësuese për gatim dhe aspiratori ishull iHood®, i cili ështe shndërruar në pajisjen e parë elektroshtëpiake që përmban programe si ato të produkteve Apple.